Zarif: Multilateralizmi është shndërruar në një domosdoshmëri, por është i gjykuar të dështojë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se miltilateralizmi në Bëshkësinë Ndërkombëtare është shndërruar në një domosdoshmëri, por që

është i gjykuar të dështojë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në konferencën ndërkombëtare “Njëanshmëria dhe të drejtat ndërkombëtare” që u zhvillua në Teheran, tha: “Shtetet kanë ardhur në këtë përfundim se nuk mund të zgjidhin problemet e tyre në mënyrë të vetme dhe gjithashtu në mënyrë të vetme nuk mund të pengojnë as veprimet e të tjerë jashtë normave, prandaj janë kthyer drejt multilateralitetit”.

Zari duke thënë se në rrethanat aktuale, multilateraliteti ose shumëanshmëria po ndjehet më e nevojshme se sa në të kaluarën, theksoi: “Shtetet nuk mund të marrin vendime për botën në mënyrë të njëanshme, për arsye se shtetet kanë humbur monopolizmin e tyre në procesin e vendimmarrjes globale”.

Ministri i jashtëm iranian vuri në dukje shprehjen “Bota pa Perëndimin” dhe tha: “Bota pa Perëndimin është në kuptimin e këtij realiteti që as nuk ndodhin të gjitha ngjarjet në perëndim dhe as perëndimi nuk mund të marrë të gjitha vendimet në lidhje me zhvillimet globale”.

Zarif gjithashtu vuri në dukje shpenzimet ushtarake të Amerikës për garantimin e sigurisë së vetë dhe shtoi: ” Qeveria e Amerikës pas ngjarjes së 11 shtatorit, ka shpenzuar me miliarda dollarë për çështje ushtarake, mirëpo akoma nuk ka arritur të garantojë as sigurinë e qytetarëve të saj. As një shtet në mënyrë të vetme nuk mund t’i sigurojë as interesat e veta dhe të parandalojë rreziqet”./PT

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne