A kemi hyrë në Luftën e tretë Botërore

Nga Muhamed Kajolli

Analistë të ndryshëm pohojnë se edhe në kohën e Bushit edhe në kohën e Obamës ishin dhënë raporte në të cilën ishte kërkuar të vritej gjenral Sulejmani, mirëpo këta kishin hezituar. Atentati me urdhër të Trump-it ndaj gjeneralit të ushtrisë Sulejmani duket se është pretekst për një luftë më të gjerë. Një njeriu t’i bëhet atentat nuk qon peshë, sepse me vdekjen e një njeriu punët nuk ndalohen sidomos kur bëhet fjalë për një shtet me sistem të rregullt. Muslimanët besojnë se vdekja e secilit njeri pritet nga çasti në çast, prandaj vrasja e një njeriu nuk çon peshë përkundër dhembjes që mund të përjetojnë të dashurit e tij.

Sigurisht se këtu do të shtrohej pyetja: cila është arsyeja që të ushtrohej atentat ndaj një figure madhore në Iran mu në këto ditë!? Me siguri që këtë do ta mësojmë në ditët vijim, sepse sot mësova se, vendimi i Trump-it ka qenë pa dijeninë e Senatit të SHBA-ve dhe pa dijeninë e NATO-s.
Nëse sulmi i Iranit me raketa ndaj dy bazave ushtarake të SHBA-ve në Irak ka qenë i qëlluar ose jo, edhe këtë do të mësojmë gjatë ditëve në vijim. Nëse Senati SHBA-ve nuk do të vendosë që ushtria amerikane t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi, atëherë do të konstatohet se sulmi i Iranit ka qenë i qëlluar dhe mund të thuhet se i ka shërbyer ndaljes në eskalimit më të madh të situatës të tendosur në rajon. Nëse vendosin t’i kundërpërgjigjen, atëherë ky vendim do të duhet të aprovohet edhe nga populli amerikan për të cilën sipas procedurave dhe politikave të SHBA-së mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

Nga zemra uroj të mos ketë vazhdim të kundërpërgjigjeve përkundër poshtërimit të njëra palë ndaj tjetrës, por nëse veç do të ndodhë, atëherë uroj të mbetet luftë rajonale e të mos përfundohet në Luftë të Tretë Botërore. Personalisht mendoj se njerëzit e mençur do të dinë t’i ulin gjakrat e t’i ndalojnë këto çmenduri. Mbrëmë mësova se Putini paska qenë në vizitë në Siri dhe kjo do të thotë se edhe ky nuk ka qenë në dijeni për kundërpërgjigjen e Iranit në sulmin e mbrëmshëm. Mendoj se ka hapësirë për uljen e gjakrave./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne